18:00, 20 Janar 2020

Rihanna është padyshim mbretëresha kur vjen puna te kombinimi i veshjeve që janë të stileve të ndryshme.

Ylli 31 vjeçar është fotografuar nga paparacët në aeroportin “John F.Kennedy” të New Yorkut duke shkëlqyer nga koka te këmbët.

Këngëtarja është parë jo vetëm me qaforen e saj shumë të preferuar të Rafaello & Co, por gjithashtu kishte veshur një palë këpucë me take me plot shkëlqim nga Bottega Veneta – që kushtojnë 1620 dollarë.

Por, veshja tjetër nuk ishte kaq elegante dhe me shkëlqim. Ajo ishte e veshur e tëra në ngjyrë të zezë – një xhaketë të gjerë, xhup dhe pantollona sportive po ashtu shumë të gjera.

Në ndërkohë, duke e ditur që bëhet fjalë për Rihannën dihet se kishte edhe aksesorë të tjerë që padyshim se binin në sy. Një ndër to ishte edhe valixhja e saj nga Off-White x Rimowa (1330 dollarë).

Një gjë tashmë dihet me siguri – Rihanna kudo që është shkëlqen si një diamant!

Konkurs Pune

Lexo më shumë