Rihanna dhe Jay-Z dhurojnë dy milionë dollarë si ndihmë për luftën kundër koronavirusit NULL NULL 01.04.2020 09:21 01.04.2020 09:21 Rihanna dhe Jay Z kanë deklaruar se do t’i dhurojnë dy milionë dollarë në përpjekje për të ndihmuar qytetarët e New York-ut dhe Los Angeles në luftën kundër koronavirusit. Fondacioni ‘Clara Lionel’ i Rihannas (CLF) dhe fondacioni ‘Shawn Carter’ (RSF) i reperit do të mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në mes të pandemisë. Derisa New Yorku po konsiderohet si epiqendra globale e krizës, testimi për COVID-19 do të jetë falas për të gjith banorët, pavarësisht statusit të tyre, shkruan Rolling Stone. Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.