Rifillon vaksinimi në vikend, qytetarët të painteresuar (VIDEO)

Rifillon vaksinimi në vikend, qytetarët të painteresuar (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Në të gjitha Qendra e vaksinimit në vend me vendim të Komiteti për vaksinim në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë, ka rifilluar vaksinimi edhe në vikend.

Numër i vogël i qytetarëve janë paraqitur gjatë së shtunës që të marrin vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Doktoresha Adelina Gashi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët që ta marrin vaksinën, duke e konsideruar shpëtimin e vetëm nga virusi.

“Unë mendoj se duhet akoma të rritet interesimi për vaksinim. Qendra i plotëson të gjitha kushtet dhe i apeloj të gjitha të vaksinohen sepse vaksinimi është dera jonë, është mbrojtja në këtë katrahurë të madhe që ka përfshirë shtetin tonë, shëptimi janë vaksinat”.

Sokol Osmani tha se e ka marrë dozën e parë të vaksinën anti-Covid. Edhe ai apeloi për vaksinim masiv.

“E kam parë dozën e parë. Mirë po ndihem. I kisha apeluar me marrë të gjithë. Dozën e dytë e kam pas një muaji”.

Përderisa Haki Hamiti, thotë se i ka marrë të dy dozat e vaksinën anti-Covid, kurse të shtunën e ka marrë atë kundër gripit sezonal, raporton EO.

“I kom marr dy vaksinat. Tash e morra atë gripit. Sidomos pleqve si unë ju kisha sugjeruar mi marr vaksinat, edhe vaksinën e gripit”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 999 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 621 804 doza të vaksinës.

Kurse 764 443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./EO