Rifillojnë fluturimet në Aeroportin e Prishtinës NULL NULL 28.06.2020 08:16 28.06.2020 08:16 Nga sot ka rifilluar operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo pasi që Qeveria ditë më parë mori vendim që nga data 28 qershor të rihapet aeroporti i Prishtinës. Megjithatë, janë disa rregulla dhe rekomandime që udhëtarët duhet t’u përmbahen e këto i bëjnë të ditura edhe nga aeroporti. Ky është njoftimi i ANP “Adem Jashari”: Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA. -Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com -Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore. -Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj. -Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale. Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet! MIRESEVINI! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë