Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak njofton se ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së NULL NULL 02.06.2020 13:33 02.06.2020 13:33 Në një panel të Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së është diskutuar edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrës ka qenë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili njoftoi përmes Twitter se ka marrë përkrahjen e 27 anëtarëve të BE-së, njofton Klan Kosova. “Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar ai duke shpërndarë një postim të ambasadores austriake Christina Kokkinakis në këtë institucion. “Në ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 43 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë