15:30, 1 Prill 2020

I dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është lajmëruar pas vendimeve të fundit ku Kryeministri në detyrë Albin Kurti, hoqi taksën por vendosi reciprocitet ndaj Serbisë.

Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë deklaratë ai në llogarinë e tij në twitter, ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-ve lidhur me vendosjen e reciprocitetit, njofton Klan Kosova.

SHBA dolën kundër vendimit të Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë në detyrë, duke kërkuar heqje të plotë të taksës pa masa të tjera.

Lidhur me këtë edhe Richard Grenell ka lë të kuptojë se qëndrimet e tij të mëparshme nuk kanë ndryshuar dhe mirëpret deklaratën e SHBA-ve.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë