Richard Grenell emërohet Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare NULL NULL 20.02.2020 01:52 20.02.2020 01:52 Presidenti Donald Trump ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell, si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare. “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të shërbejë si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të” ka shkruar Trump në Twitter. Grenell do ta zëvendësojë Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare që nga dorëheqja e Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024