Ribla Corba paraqitet të enjten në Leposaviq (VIDEO)

Ribla Corba paraqitet të enjten në Leposaviq (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 5 months më parë

Rok grupi serb “Ribla Çorba” të enjten pritet të performojnë në Leposaviq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë qëndrim në lidhje me koncertin në fjalë. E as ndonjë koment a përgjigjje për atë se a iu dha leje “Riblja Çorbës “të vijë në këtë ngjarje.

Ardhjen  në komunën më veriore të Republikës e ka paralajmëruar vetë lideri i grupit Bora Gjorgjeviq, njofton Klan Kosova.

Gjorgjeviq, bashkë me grupin që në shqip i bie “Supa e Peshkut” njihen për retorikën fyese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është  i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

Festivali i rokut në Leposaviq, sipas njoftimit organizohet nga komuna dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, por nga ajo e Beogradit e jo e Prishtinës.

Grupi në fjalë kishte mbajtur koncert në Kosovë edhe në vitin 2013. Kjo më 28 Gusht të atij viti në Graçanicë.