Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ribashkohen yjet e “Home Alone”

NULL NULL
02.12.2023 17:30
yjet

Macaulay Culkin shijoi një ribashkim të ëmbël me aktoren Catherine O’Hara, teksa e prezantoi atë në ceremoninë e yllit të tij në Hollywood Walk of Fame të premten.

Culkin, 43, portretizoi rolin kryesor të Kevin McCallister në ekskluzivitetin Home Alone, duke filluar me filmin ikonik në 1990 dhe vazhdimin e tij në 1992 – së bashku me O’Hara, 69, si nënën e tij të shumëvuajtur Kate.

O’Hara preku me butësi fytyrën e Culkin-it ndërsa ajo mbajti një fjalim të përzemërt për aktorin – 33 vjet pas takimit të tyre të parëm shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha: “Home Alone ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një sensacion i dashur global, arsyeja që familjet në të gjithë botën nuk mund të lënë një vit të kalojë pa parë dhe dashuruar Home Alone së bashku, është për shkak të Macaulay Culkin”.

Duke e quajtur performancën e Culkin ‘perfekt’ ajo shtoi; “E di që keni punuar shumë, e di që keni punuar, por e keni bërë aktrimin të duket si gjëja më e natyrshme në botë për t’u bërë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.