Ribashkohen Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio? Ndizen thashethemet për romancë në një festë para Oscars NULL NULL 12.03.2023 21:22 12.03.2023 21:22 Supermodelja Gigi Hadid ka ndezur edhe një herë zërat për një romancë me yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio. 27-vjeçarja është parë në një festë para Oscars, ku është shfaqur me një xhaketë lëkure, pantallona lëkure, çizme të zeza dhe një çantë dore të zezë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve Gigi dhe DiCaprio janë parë së bashku në pjesën më të madhe të natës në këtë ngjarje. Ndryshe, dyshja ishin lidhur në shtator të vitit të kaluar, por romanca e tyre përfundoi shumë shpejt. Megjithatë, një burim ka thënë se dyshja ishin “bashkë pothuajse gjithë natën” në festën para Oscars. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.