Ribashkim mes Stresit dhe Keisit?! – “Dashuritë nuk mbarojnë aq lehtë”, çfarë po paralajmëron motra e reperit? (VIDEO) NULL NULL 05.02.2023 20:15 05.02.2023 20:15 Motra e rep artistit të njohur, Stresi, Fationa Lushaj, ishte e ftuar këtë të diel në “Big Talk” me Elita Rudin ku foli për eksperiencën e këtij të fundit brenda shtëpisë së BBVK. Ndër të tjera, ajo nuk e la pa u ndalur edhe te tema që mori vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre ditëve, lidhja në mes të Stresit dhe ish-gruas së tij Keisit. “Unë me gjithë shpirt jam pro dashurisë së Stresit dhe Keisit, jam pro të gjitha dashurive të pamundura, ne e dimë shumë mirë që dashuritë nuk mbarojnë aq kollaj edhe atëherë kur t’i mendon se mbaroi gjithçka janë ato hijet, janë ato fantazmat e dashurisë që ndjenjat nuk mund të ndalen asnjëherë, nuk priten me thikë”, tha motra e rep artistit. Se si e sheh ajo më tutje vijimësinë e raportit të tyre klikoni linqet më poshtë për të parë videon dhe emisionin e plotë.
Big Brother VIP Momenti kur Arta hipën mbi trakën e vrapimit, është thjesht skenë që s'bën ta humbisni (VIDEO) 02/02/2023