Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rezultatet e deritanishme, PS-ja prin në shumicën e bashkive

NULL NULL
15.05.2023 07:50

Në pesë bashki të Shqipërisë: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec dhe Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa vijon në 56 bashki të tjera.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 16% të kutive të votimit. Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj, i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 23713  vota (54.92%), ndjekur nga kandidati Këlliçi i cili ka 14965 vota, shkruan Top Channel, përcjell Klankosova.tv

Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1933 vota dhe Arlind Qorri me 2168 vota.

Socialistët deri tani është në epërsi edhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Ndërkaq, “Bashkë Fitojmë” prin në 7 bashkianë: Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.