Rey Manaj shënon hat trick për Barcelonën (VIDEO) NULL NULL 21.07.2021 21:28 21.07.2021 21:28 Rey Manaj shkëlqeu në ndeshjen e parë të para-sezonit të Barcelonës. Shqiptari, një nga shënuesit më pjellor të Barcelonës, shënoi hat trick. Tre nga katër golat për ekipin e blaugrane kundër Nàstic de Tarragona, përcjell Klankosova.tv. Por kush është Manaj, sulmuesi që befasoi me një gol të shkëlqyeshëm tek “Estadi Johan Cruyff”? Rey Manaj është një lojtar 24-vjeçar, i lindur në Prill 1997 në Shqipëri, dhe i cili tashmë ka përvojë në Spanjë që kur luajti deri në Janar 2020 për Albacete, një ekip i Smartbank League. Para zbarkimit të tij në Barcelonë, sulmuesi shqiptar kishte luajtur 10 ndeshje dhe kishte shënuar tre gola, përveç që kishte luajtur dy ndeshje dhe shënuar një gol në Second B. Me ekipin Albacete, në 41 ndeshje, ai shënoi 10 gola në 1 mijë e 903 minuta, raporton Goal.com. 📽️🔵🔴 Ufff. Qué golazo ha marcado Rey Manaj para adelantar al Barcelona ante el Nastic. pic.twitter.com/UIhxs4LkfK — Goal España (@GoalEspana) July 21, 2021 Él no es Messi. No es el Mundial de Clubes. Y el rival no es Estudiantes de La Plata. Pero Rey Manaj también sabe marcar con el pecho. Así fue el segundo de su cuenta personal para el Barcelona ante el Nastic. pic.twitter.com/2R8ijYwSYw — Goal España (@GoalEspana) July 21, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.