Rexhep Selimi: Qëndrimet e Vjosa Osmanit janë në përputhje me ato të Vetëvendosjes NULL NULL 02.06.2020 12:39 02.06.2020 12:39 Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë së re, në krye me Avdullah Hotin. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë që vendimin për pjesëmarrje ose jo në këtë senacë, do ta marrin sot. “Konsiderojmë që ashtu siç ishte dekreti jokushtetues i Thaçit, për nominimin e subjektit jo fitues për mandatar të Qeverisë, poashtu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të këtij dekreti është i padrejtë”. Selimi për Arbresh.info, ka thënë që kushdo që përjashton protestën në raste të tilla, sipas tij bën gabim. “Ne nuk i përjashtojmë protestat edhe pse për të premten ne nuk jemi organizatorët, nuk i kemi thirrë këto protesta”. Selimi ka vlerësuar se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qëndrime të cilat janë të ngjashme me ato të Vetëvendosjes. “Qëndrimet e Osmanit janë në përputhje me VV-në, pra këto qëndrime janë më shumë në përputhje me votuesit e LDK-së, që kanë besuar në ndryshim”. “Osmani po mban jo vetëm qëndrim të njëjtë me VV-në, po mbi të gjitha qëndrim të njëjtë me votuesit e saj, që dikur e kanë votuar LDK”. Sipas Selimit, tash atij i besimit i ka mbetur besnik nga LDK-ja, vetëm Vjosa Osmani dhe disa partnerë të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë