15:29, 20 Maj 2019

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj iniciativës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për Tribunalin për Krimet Serbe në Kosovë.

Në reagimin e tij Selimi thekson se PDK, u ngritën duke harruar luftën, por tash në rënie e sipër po kapën pas tragjedisë së popullit.

Ai e ka quajtur hipokrite Partinë Demokratike  dhe kryetarin e saj, duke i bërë fajtorë për sponsorizimin e ligjit për Gjykatën Speciale kundër UÇK-që që u votua në gusht të vitit 2015.

“U ngritën duke e harruar luftën, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit. PDK-ja (Kryetari i atëhershem i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së qe u votua në Gusht të 2015-tës. Si mund t’i besojme tash PDK-së ( Kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t’i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?

Deputeti i VV-së ka pyetur se si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bëjnë tash një tribunal nderkombëtar kundër Serbisë, ai është shprehur se nuk dua të besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njejta.

Rexhep Selimi e ka akuzuar Partinë Demokratike se është hipokrizi të flasësh për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe kur bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe.

Ndër të tjera ai tha se fjalimet patriotike dhe emocionale të deputetëve të PDK-së do ti dëgjonim edhe kur ata votuan për marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

“Fjalimet e deputetëve të PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit do ti dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundërshtuam Zajednicën Serbe e ata e përkrahin. Mjaftë më, u ngritet duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e siper po mundoheni te kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli” ka përfunduar Selimi, përcjellë Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë