Rexhep Selimi: LDK s’shqetësohet për koronavirusin, e përqëndruar në luftimin e qeverisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Selimi: LDK s’shqetësohet për koronavirusin, e përqëndruar në luftimin e qeverisë

NULL NULL
16/04/2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përqendruar në luftimin e qeverisë në detyrë.

“Duket që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e shqetësuar as për qytetarët, as për luftën kundër koronavirusit, por është e përqendruar në luftën kundër qeverisë. Jo vetëm t’ia pamundësojë qeverisë punën por edhe t’ia pamundësojë ndihmën që qeveria po ua ofron qytetarëve të Kosovës”.

“LDK para se ta ketë mendjen tek qytetarët e Kosovës e ka mendjen tek një bashkëpunim me Thaçin, për të krijuar në forma kundërkushtetuese qeveri të reja, koalicione të reja, të cilat edhe i ka proklamuar së fundmi”.

“Ne mendje e ka një ‘korona-koalicion’ që po paramendon ta bëjë në bashkëpunim me Thaçin dhe disa parti të tjera politike”.

Këto komente Selimi i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u diskutuan tre nisma legjislative për trajtimin e Covid-19.

Asnjë nga këto nisma nuk u proceduan në Kuvend, pasi LDK-ja lëshoi mbledhjen.

“Kemi konstatuar dhe prapë po vazhdojmë ta ritheksojmë që proceduralisht janë plotësuar kushtet që këto projektligje të procedohen në Kuvend”.

“Ajo çka u pa gjatë zhvillimit të mbledhjes është që LDK-ja lëshoi mbledhjen duke krijuar një atmosferë jobashkëpunuese, pavarësisht vullnetin dhe dëshirës tonë që të kishim një dakordim”.