18:22, 18 Shtator 2019

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, në emisionin Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka folur lidhur me  dëmet e shkaktuar gjatë punimeve për restaurimin e Kalasë së Artanës.

Rexha ka folur poashtu edhe për problemet në punimet që janë zhvilluar gjatë disa viteve.

” Në vitin 2015-2016 është bërë projekti. Dëmet tek Kalaja kanë ndodhur pas dy viteve. Dmth në vitin 2019 ka ndodhur dëmi. Kemi hartuar raportin e dëmeve. Dëmi ka qenë tek muret dhe fasadat. Por përderisa kemi qenë duke bërë raportin dëmet kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të Kalasë “.

Ai shtoi se institucionet kanë reaguar menjëherë duke i dërguar shkresë UNESCO-s.

” Së pari i jemi drejtuar Këshillit për Trashëgimi Kulturore në MKRS. Më pas kemi vendosur bashkërisht që ti drejtohemi UNESCO-s. Ne kemi punuar me UNESCO-n për dy vite. Pastaj janë paraqitur problemet. Paratë për projektin i ka dhënë Këshilli i Evropës “.

I pari i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë theksoi se UNESCO ka reaguar menjëherë duke e detyruar kompaninë nga Serbia “Kotto”, që të ndërhyjë në përmirësimin e problemeve.

“Pas raportimi të problemit UNESCO ka reaguar duke detyruar kompaninë kontraktuese të filloj për të rregulluar dëmet dhe ta shlyejë dëmin financiar “.

Konkurs Pune

Lexo më shumë