Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexha, Sadikut për shqiponjën para tifozëve serbë: Gjest i gabuar dhe joprofesional

NULL NULL
28.06.2024 21:31
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në Rubikon në Klan Kosova
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në Rubikon në Klan Kosova

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, e ka kritikuar veprimin e drejtorit të futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili e bëri shqiponjën me duar përpara tifozëve serbë në ndeshjen Serbi – Angli.

Rexha tha se gjesti ishte absolutisht i gabuar dhe joprofesional, e që sipas tij, nuk duhej të bëhej, pasi tha se nuk është detyrë e gazetarit të tregojë emocione e as të tregojë atje që është shqiptar.

“Ka forma të tjera. Arlindi nuk e përfaqëson popullin shqiptar atje, por veten si individ por televizionin ku punon. Nuk është stadiumi vendi i duhur për ta treguar se kush, sa shqiptar është. Gjesti absolutisht konsideroj se është joprofesional. Nuk lidhet me gazetari”, tha Rexha në Rubikon në Klan Kosova.

Ndërsa, Sadiku tha se mendon që UEFA ka gabuar me heqjen e akreditimit të tij, pasi tha se UEFA bën thirrje për gjithëpërfshirje e jo për përjashtim të njerëzve nga detyra, sidomos për gazetarët, për të cilët tha se duhet të mbrohen në çdo formë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.