“Revolucioni jemi ne” në Autostradën Biennale të 2019-ës NULL NULL 06.12.2018 14:48 06.12.2018 14:48 Bienalja ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “ Autostrada Biennale” ka zgjedhur temën e edicionit të dytë “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi” që do të mbahet, në qytetin e Prizrenit e cila do të fillojë nga korriku deri në shtator të vitit 2019 ,njofton Klan Kosova. Kurator i këtij edicioni është italiani Giacinto Di Pietrantonio Kuratori Pientrantonio temën e Biennales e krahason me veprën e “La Rivoluzione Siamo Noi” të artistit Joseph Beuys-it, e vitit 1971. “Vepra na tregon udhëtimin drejt botës, nëpër botë dhe për botën. Siç na sugjeron “Revolucioni Jemi Ne”, duhet të lëvizim drejt së ardhmes, sepse nuk jemi engjëj të shtyrë nga stuhia e cila vjen nga parajsa, dhe as udhëtarë të palëvizshëm dhe soditës të një deti të mjegullt, metaforë e një të ardhme të pasigurt. Por sikur arti, ne jemi qenie në lëvizje, duke ecur drejt së ardhmes që edhe nëse e pasigurt, duhet gjithmonë ta kërkojmë”, ka thënë Pietrantonio. Më tej ai u shpreh se kjo është e ardhmja të cilën përpiqen ta kuptojmë në edicionin e ri të Autostradës Bienale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 31 minuta më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 6 orë më parë