Revoltohen familjarët e të dënuarve të rastit “Monstra”. NULL NULL 15.12.2015 20:58 15.12.2015 20:58 Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup, që konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarët e dënuar për terrorizëm në rastin “Monstra”, ka shkaktuar revoltë të madhe te familjarët e të dënuarve. Bedri Ajdari, i cili ka në burg vëllain dhe dy nipa, nuk përjashton as hakmarrjen, nëse nuk zbardhet e vërteta për të afërmit e tij, për të cilët thotë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. “Nuk do ta lëmë me kaq këtë rast, duhet ta kenë parasysh edhe hakmarrjen, sepse nuk është diçka që falet. Porosia është për të gjithë, maqedonasit e dinë, por edhe shqiptarët le ta kenë parasysh se, nuk do të mund të na shesin ‘mish për top’”, tha Bedri Ajdari, familjar i dy të dënuarve në rastin “Monstra”. Avokati Naser Raufi, i cili mbron disa nga shqiptarët e dënuar në rastin “Monstra” nuk i beson Gjykatës së Apelit, për të cilën thotë se është nën ndikimin e Prokurorisë publike. Ai ka kërkuar, që vrasja e 5 maqedonasve të hetohet nga Prokuroria Speciale dhe i ka bërë thirrje kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, t’ia dorëzojë këtij institucioni provat për këtë rast, që posedon nga skandali i përgjimeve. Në të kundërtën, Raufi ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi penale nga Zaevi, i cili ka deklaruar disa herë se posedon prova, që dëshmojnë se rasti “Monstra” është i montuar nga pushteti, por që nuk i ka publikuar dhe nuk i ka dorëzuar në Prokurori. “Kishte një shpallje nga ana e Prokurorisë Speciale, sipas së cilës, kushdo që posedon prova që kanë të bëjnë me telefonatat e përgjuara, t’i dorëzojnë te ky institucion. Duke qenë se kreu i opozitës nuk i dorëzoi, atëherë këtu bëhet fjalë për interesa partiake dhe nuk merret parasysh, që në burg qëndrojnë njerëz të pafajshëm”, tha Naser Raufi, avokat i të dënuarve. Familjarët e të dënuarve thonë se, nëse nuk zbardhet e vërteta për rastin “Monstra”, padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Maqedoni do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ata do të vijojnë të kërkojnë drejtësinë për të afërmit e tyre dhe paralajmërojnë protesta masive kundër vendimit të Gjykatës së Apelit. / Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme "11 ambulanca dhe 100 kamionë me ndihma të dërguara nga Turqia arrijnë në Gaza" 13 minuta më parë
Lajme IDF: Dy ushtarë të plagosur gjatë operacionit për të shpëtuar pengjet në Gaza 47 minuta më parë