Revoltë kreative pas vdekjeve në shkallët lëvizëse në Kinë NULL NULL 30.07.2015 21:31 30.07.2015 21:31 Një video ku shihet se si një grua bie në një vrimë në shkallët lëvizëze ku si pasojë vdes për t’a shpëtuar djalin e saj, ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Mirëpo kjo tragjedi që është filmuar nga kamerat e sigurisë, ishte e para e tre incidenteve të tilla që ndodhën javën e kaluar nëpër shakllët lëvizëse në Kinë. Të martën, një adoleshentë vdiq nga aksidenti në ashensorin e një hoteli, transmeton Klan Kosova. Mungesa e sigurisë dhe trajtimi jo i duhur për stafin, janë duke i bërë njerëzit mosbesues për sigurinë publike. Shumë të rinj kinez, tashmë janë duke postuar foto të tyre në këto shkallë lëvizëse, si shenjë revolte ndaj kësaj josigurie publike. “A do të thotë që jam e sigurtë përderisa nuk e preki tokën”, ka shkruar një vajzë teksa e ka postuar një foto të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.