Revolja që ia mori jetën Van Goghut shitet për 162 mijë euro NULL NULL 19.06.2019 15:45 19.06.2019 15:45 Revolja me të cilën besohet se piktori i madh Vincent Van Gogh ka kryer vetëvrasje është shitur për 162 mijë euro në ankand në Paris. Arma 7 milimetërshe e tipit Lefaucheux konsiderohet si “arma më e famshme në historinë e artit”. Piktori holandez kishte vdekur në korrik të 1890, ndërsa ekspertët konsiderojnë se ai kishte shtënë drejt vetes në fushat e fshatit Auvers-sur-Oise, afër Parisit, ku i kishte kaluar muajt e fundit të jetës, njofton Klan Kosova. Revolja ishte gjetur nga një fshatar në këto fusha në vitin 1965. Ndonëse nuk mund të pohohet me siguri të plotë që kjo është arma e vetëvrasjes së Van Gogh-ut, analizat kanë dëshmuar se ajo ka qëndruar në tokë për 75 vjet. Artisti i famshëm e kishte huazuar revolen nga pronari i një kafeneje në fshatin ku jetonte, ndërsa kishte vdekur 36 orë më vonë. Kalibri i fishekut të nxjerrë nga kraharori i Van Gogh-ut ishte identik me atë të revoles Lefaucheux. Natyrisht, ky nuk kishte qenë akti i parë dramatik në jetën e artistit, pasi dy vjet më parë e kishte prerë veshin për t’ia ofruar si dhuratë një gruaje në shtëpinë publike në Arles. Aksident apo vetëvrasje? Shtëpia e ankandeve thekson se fshatari i cili e kishte gjetur revolen në vitin 1965 ia kishte dorëzuar atë pronarëve të kafenesë në Auvers-sur-Oise, kurse familjarët e tyre tash kanë vendosur ta shesin: “Të gjitha gjurmët çojnë drejt teorisë së besueshme se kjo është arma me të cilën është bërë vetëvrasja”. Edhe pse shumica e historianëve të artit vlerësojnë se Van Gogh është vetëvrarë, viteve të fundit është paraqitur një mendim tjetër se deri te shkrepja fatale kishte ardhur rastësisht, derisa dy djelmosha po luanin me revole në fushë. Kjo teori u aktualizua pas shfaqjes së filmit biografik “At Eternity’s Gate” (“Në portën e përjetësisë”), në vitin 2018, në të cilin rolin kryesor e luan William Dafoe. Në film revolja shkrepet gjatë përleshjes së Van Gogh’ut me dy djelmosha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë