Reuten krenar që PE-ja ia hoqi vizat kosovarëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reuten krenar që PE-ja ia hoqi vizat kosovarëve

NULL NULL
18.04.2023 12:45

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se më në fund Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për kosovarët që të udhëtojnë pa viza.

Reuten theksoi se Kosova është pjesë e Evropës, dhe se tani mund të hapet kapitulli tjetër, njofton Klankosova.tv.

“Parlamenti Evropian jep dritën e gjelbër përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën”, shkroi Reuten.

“Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.