Reshjet e shiut dhe borës mobilizojnë shërbimet e Policisë së Shqipërisë NULL NULL 29.11.2024 18:17 29.11.2024 18:17 Foto nga Policia e Shqipërisë Reshjet e shiut dhe borës kanë bërë që shërbimet e Policisë së Shqipërisë të rrisin prezencën e tyre në rrugët urbane ashtu edhe në ato rurale. Sipas ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, edhe rrugët po mirëmbahen dhe pastrohen nga reshjet e borës, transmeton Klankosova.tv. “Shërbimet e Policia e Shtetit kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Ndërkaq, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025