Reshitaj: Shëndetësia s’ishte prioritet i qeverive të kaluara – dilemë se jemi të përgatitur për raste emergjente NULL NULL 25.02.2020 18:42 25.02.2020 18:42 Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka thënë se në takimin e së premtes me zyrtarë të institucioneve shëndetësore, do të trajtohet çështja e coronavirusit. Reshitaj është shprehur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Arsimit, duhet të marrin masat e nevojshme njëra për të verifikuar lëvizjet ndërkufitare dhe tjetra për të sensibilizuar fëmijët në shkolla, njofton Klan Kosova. ”Do t’ju bëjmë apel edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që të marrin masat e duhura sepse kjo përhapet edhe nga lëvizjet ndërkufitare, aeroportet sepse është mirë të izolohen rastet e dyshuara, pikërisht në këto vendkalime”. ”Është shumë me rëndësi që edhe Ministria e Arsimit të marrë përgjegjësinë e vet, pasi duhet të sensibilizojë sidomos fëmijët në shkolla për mbrojtje, për pastërti dhe masa të tjera preventive që ne përgatitemi”. ”Do të jetë një bashkërendim në mes të përgjegjësive të ministrive të veçanta, dhe institucionet shëndetësore dhe ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale jemi të gatshëm që të përkrahim dhe të ndihmojmë sa të kemi mundësi për këtë situatë”. Reshitaj deklaroi se të gjithë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, të cilin ajo e drejton, janë shfaqur të interesuar për të kontribuar në parandalimin e coronavirusit, që tashmë në rajon po arrin shifra alarmante. ”Momentin që e dhashë si ide që është mirë që ne të angazhohemi si komision, ishin të gatshëm të japin kontributin dhe të shohin çka munden të bëjnë si Kuvend. Interesi i anëtarëve të komisionit ishte shumë i madh, dhe më tutje do të shohim masat e mëtutjeshme nëse do të kemi nevojë”. ”Dua të besoj që nëse do të paraqitet ndonjë rast, do ta izolojmë – do të kemi mundësi. Nuk dyshoj aspak në profesionalizmin e personelit tonë mjekësor mirëpo kam dilema nëse ne jemi si vend të përgatitur mjaftueshëm për raste emergjente”. Pse një dyshim i tillë? ”Unë duke qenë vet profesioniste mjekësore e di që politikat shëndetësore nuk kanë qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie të kaluar deri tani. Nuk dua të paragjykoj, por jam shumë e lumtur që jam pjesë e një Komisioni Shëndetësor sepse gjithmonë në jetën time e kisha synim të kontribuoj në këtë fushë dhe mirëqenie sociale”. ”Do të jemi një zë i ngritur komplet si komision duke anashkaluar komplet interesat politike e partiake që të jemi njëzëri sa i përket çështjeve shëndetësore. Duke u nisur nga ky fakt që në të kaluarën nuk i është dhënë hapësirë e duhur në këtë sektor, kam dilemat dhe dyshimet e mia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë