Reprezentacioni U-19 i Kosovës mposhtet 0-4 nga Austria NULL NULL 13.11.2024 16:53 13.11.2024 16:53 Juniorët e Kosovës nuk kanë arritur të marrin rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Austrisë. Ky duel i vlefshëm për kualifikimet e kampionatit evropian U-19, i takoi i tëri mysafirëve, të cilët golin e epërsisë e gjetën që në minutën e nëntë, raporton Klankosova.tv. 18 vjeçari Phillip Verhounig i cili shënoi në pjesën e parë, e dyfishoi avantazhin edhe 20 minuta pasi nisi fraksioni i dytë. Golin e ‘nokautit’, të rinjët kosovarë e pësuan në minutën e 73-të, kur Leon Grgic e dërgoi topin në rrjetë, para se zëvendësuesi i tij, Oghenetejiri Adejenughure, ta realizoj të katërtin, 600 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt/ Kjo ishte ndeshja e parë për “Dardanët” në kuadër të Grupit 10, ku pos kundërshtarit të sotëm, do të përballen edhe me Spanjën dhe Ishujt Faroe, njofton Klankosova.tv. Kosova U-19 0-4 Austria U-19 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.