Replikojnë Rama dhe Berisha NULL NULL 07.05.2015 16:47 07.05.2015 16:47 Kryeministri shqiptar Edi Rama ka replikuar ashpër sot në Parlament me kundërshtarin e tij, ish-kryeministrin Berisha. Shkak janë bërë disa përgjime të publikuara së fundmi nga Berisha, në të cilat përfshihet Edi Rama dhe Ilir Meta. Kryeministri Rama ka replikuar ashpër karshi akuzave të drejtuara ndaj tij rreth disa përgjimeve telefonike. Përgjimet të cilat janë publikuar nga Sali Berisha, ish-kryeministri shqiptar, tregojnë biseda audio të Ramës dhe Metës gjatë takimeve të tyre elektorale. Në audio incizimet u kërkohet drejtorëve të administratës që të sigurojnë votat e së majtës në zgjedhjet e 21 qershorit. Kryeministri Rama nuk i pranon këto regjistrime si të vërteta, por si montime të Berishës, dhe sqaron se takimi në Shkodër ka qenë thjesht në kuadër të fushatës por kurrë nuk është kërkuar blerja e votës. Ndërsa Berisha për Ramën tha se është i sëmurë, dhe tha se nuk ka asnjë montim në audio-regjistrimin e publikuar për të, dhe se ai ka ruajtur privatësinë sipas ligjit, duke i hequr figurën regjistrimit dhe duke lënë vetëm zërin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.