Renzi, i vendosur për reformimin e Italisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Renzi, i vendosur për reformimin e Italisë

NULL NULL
01/06/2015
Kryeministri italian, Matteo Renzi premtoi gjatë kësaj të hëne dyfishimin e përpjekjeve për të reformuar Italinë dhe për të shkundur partinë e tij të përçarë, pas rezultateve frikësuese të partive anarkiste dhe euroskeptike në zgjedhjet lokale.

Kandidatët e qendrës së majtë, të mbështetur nga Partia Demokratike e Renzit, fituan 5 nga 7 rajonet e Italisë, duke ruajtur kështu parashikimet përpara votimit, por e majta ka rënë ndjeshëm krahasuar me votat e siguruara gjatë zgjedhjeve europiane të vitit të kaluar, madje humbi edhe rajonin veriperëndimor të Ligurias.

“Pas votimit të djeshëm, ne do të vazhdojmë me më shumë vendosmëri në procesin e rinovimit të partisë dhe të ndryshimit të vendit”, deklaroi kryeministri Renzi në një deklaratë me shkrim.

Ky ishte komenti i parë pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat janë parë gjerësisht si një goditje ndaj kryeministrit 40-vjeçar, por të cilat ai vetë i përshkroi si “tepër pozitive”. Rezultatet i dhanë një goditje mbi të gjitha supremacisë, që Renzi ka treguar kundrejt politkanëve italianë që prej ardhjes së tij në pushtet, falë një “grushti partiak” të brendshëm në shkurt të vitit 2014.

Zyrtarë të PD-së thonë se zgjedhjet, të cilat sërish do ta lënë partinë e majtë me kontrollin e 17 prej 20 qeverive rajonale, treguan mbështetje për axhendën e Renzit. Megjithatë, edhe pse PD fitoi Napolin, ata nuk mund ta fshehin zhgënjimin për humbjen e Ligurias, kjo pjesërisht edhe për shkak të ndarjes së kandidatit të majtë, gjë që edhe përçau votat e të majtëve.

“Sigurisht që rezultati i Ligurias është një goditje për ne”, tha zëvendëssekretarja e PD-së, Debora Serracchiani.

Dhe kur Renzi përmend “rinovimin e partisë”, me shumë mundësi mund të jetë një sinjal për një pakicë të vogël të rebelëve të PD-së, të cilët pretendojnë se kryeministri e ka zhvendosur partinë më tepër nga e djathta, si dhe kundërshtojnë përpjekjet e tij për reformimin e tregut të punës dhe sistemin e edukimit.

Ndërkaq, Liga e Veriut, një parti antiemigracion, e cila kërkon të dalë nga euro, përfitoi nga shqetësimet publike të mbërritjes së refugjatëve në Italinë jugore, për të arritur një fitore decizive në rajonin verilindor të Venetos. Kjo parti përfitoi edhe më shumë sesa vetë votat e venetëve.

Së bashku me performancën e mirë të anarkistëve të “Lëvizjes 5 yjet”, rezultatet konfirmuan apelimin e partive “antisistem” në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në Eurozonë, pas recesionit disavjeçar dhe masave shtrënguese të frymëzuara prej Brukselit.