Rennes dhe Milan garojnë për Silvan (VIDEO) NULL NULL 20/08/2019 20/08/2019 Skuadra Rennes është duke i bërë konkurrence skuadrës italiane, AC Milan, për mesfushorin portugez, Adrien Silva. Së shpejti futbollisti 30 vjeçar pritet të largohet nga Leicester City, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Kjo për shkak se ai ka pasur shumë pak paraqitje në Angli dhe kjo gjë duket se është arsyeja e largimit të tij. Tani skuadrat Rennes dhe Milan janë duke u munduar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të nënshkruajnë kontratë me të. klankosova.tv