Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi: 28 të vdekur dhe 804 të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi: 28 të vdekur dhe 804 të plagosur

NULL NULL
4 javë më parë

Ka arritur në 28 numri i personave që kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje brigjet e Izmirit të Turqisë, ndërsa deri tani janë konfirmuar rreth 804 të plagosur.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, tha se 381 njerëz janë duke marrë trajtim, 25 persona ndodhen në kujdes intensiv, derisa pesë persona janë duke iu nënshtruar operacioneve pas lëndimeve të marra.

Ai gjithashtu tha që 504 pacientë u lëshuan nga spitalet pasi kishin përfunduar trajtimin, derisa shtoi se ekipet mjekësore dhe të shpëtimit po vazhdojnë punën në Izmir.

Besohet se pas tërmetit të parë me fuqi prej 6,6 të shkallës së Rihterit janë regjistruar të paktën edhe 470 tërmete të tjera më të vogla, sipas AFAD.

Të paktën 100 njerëz u nxorrën të gjallë nga gërmadhat, deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Murat Kurum.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në nëntë ndërtesa në Izmir.