Renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovës, Drenica kthehet lider

Renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovës, Drenica kthehet lider

NULL NULL
2 months më parë

Me tri ndeshjet e fundit që janë zhvilluar gjatë ditës së sotme, ka përfunduar java e tetë në Superligën e Kosovës.

Drenica pas fitores së thellë kundër Feronikelit, është lider me 17 pikë, teksa i ndajnë pikët e njëjta me Ballkanin në vendin e dytë.

Në pozitën e tretë është Gjilani me 14 pikë, ndërsa Drita me një pikë më pak në vendin e katërt, teksa top pesshen e mbyll Malisheva me 12 pikë.

Në vendin e gjashtë është Prishtina me 10 pikë, më pikë të njëjta është edhe Feronikeli në pozitën e shtatë.

Në zonën  e rrezikshme është Dukagjini në pozitën e tetë me nëntë pikë, Llapi pas fitores kundër Prishtinës ka gjithashtu nëntë pikë, teksa në vendin e fundit është Ulpiana me shtatë pikë. /Klankosova.tv/.