Rëndësia e vitaminës E në trupin tonë NULL NULL 24.03.2019 16:00 24.03.2019 16:00 Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut. Ndikimi më i madh i vitaminës E është në parandalimin e shfaqjes së rrudhave, përshpejton largimin e shenjave nga aknet, zbut lëkurën e thatë, ndihmon në shërimin e buzëve të çara, forcon thonjtë, nxit rritjen e flokut e shumë gjëra të tjera, njofton Klan Kosova. Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile. Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kacereve është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy. Kjo vitaminë mund të merret përmes ushqimit, si dhe ekziston vaji i kësaj vitamine i cili mund të aplikohet direkt në zonat ku dëshirojmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 1 day
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days