Lajmet e fundit
Shqiptarët ende nuk guxojnë të flasin për seks.
Lidhur me temën e seksit në çift, në “Kosova Today”, Zhaklin Lakatari tha se seksualiteti, intimiteti, edukimi seksual, sipas saj, janë ende çështje tabu në shoqërinë shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo nuk do të thotë se nuk flasim për seksin”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Sipas opinionistit, Jeton Halimi, seksi është një lloj përmbushjeje për çiftet.
“Kur nuk po ndahet shtrati bashkërisht, po shihet se çfarë po bëhet”, tha Halimi në “Kosova Today”.
Hoxhë Ladi nga ana tjetër tha se marrëdhëniet në çift janë shumë të rëndësishme.
“Zoti e ka krijuar femrën dhe mashkullin. Por marrëdhënia vjen nga epshi, dhe kemi të bëjmë me epshe të lejuara, dhe jo të lejuara. Për shembull e dhënë në dakordsi prej kujdestarit të vajzës në përgjithësi, ajo lidhet me kurorë. Dhe patjetër që duhet të ketë dashuri. Ndërsa pjesa e marrëdhënieve është tepër e rëndësishme, sepse kur një çift nuk ka marrëdhënie, ai çift shkon drejt ndarjes”, u shpreh Hoxhë Ladi.