16:07, 12 Korrik 2020

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohuri si Remi ka deklaruar se Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore.

Mustafa ka thënë se UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes.

“Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves. Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e çka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak. Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës”.

Sipas komandantit të ZOLL-it, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën.

Konkurs Pune

Lexo më shumë