Rektori Zejnullahu e ka një porosi për studentët NULL NULL 01.10.2015 13:46 01.10.2015 13:46 Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, në 18 vjetorin e protestave të studentëve ka thënë se UP-ja jo vetëm që përjetoi të njëjtin fat me popullin, por në rrethana shpeshherë të paqarta politike, sipas tij, u bë udhërrëfyesi më besnik i orientimit të tij në “detin e trazuar” të intrigave të interesave politike, strategjike dhe financiare. Ai ka theksuar se studentët e UP-së, të përkrahur nga profesorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, vendosën t’i thonë mjaft shtypjes së egër që ushtrohej mbi popullin tonë. “Protestat që pasuan i treguan botës se askush nuk mund ta margjinalizojë një popull, duke e izoluar elitën intelektuale të tij. Ato treguan përfundimisht se shqiptarët e Kosovës më nuk pranojnë të jetojnë në robëri, të poshtëruar dhe të privuar nga çdo e drejtë për zhvillim normal“, thuhet në këtë adresim të Zejnullahut. Ky i fundit ka theksuar se ata si mësimdhënës e kanë obligim që t’i përgatisin studentët për të ardhmen e tyre, “Na tërhiqni vërejtjen kur gabojmë, na ndihmoni t’i kuptojmë nevojat tuaja, të jemi sa më profesional në punën tonë. Mësimdhënia cilësore është e drejta juaj dhe obligimi ynë“, ka potencuar Zejnullahu, transmeton Klan Kosova.. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 1 orë më parë