Rektori Zejnullahu dhe ministri Bajrami premtojnë arsim më cilësor - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rektori Zejnullahu dhe ministri Bajrami premtojnë arsim më cilësor

NULL NULL
01/10/2015

Për 7800 studentë të rinj por edhe për studentët e tjerë të Universitetit të Prishtinës të enjten filloi viti i ri akademik 2015/16, njofton Klan Kosova.

Me rastin e kësaj dite Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami bashkë me Rektorin e Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahun e kanë vizituar Fakultetin Juridik, me ç’rast u uruan brucoshëve një vit të mbarë dhe pa telashe.

Përveç kësaj ata u zotuan se do të mundohen që të ngrisin cilësinë në arsim.

Përndryshe, këtë vit krahasuar me atë të kaluarin, numri i studentëve të pranuar në Universitetin e Prishtinës është më i ulët për rreth 4000.