Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme

NULL NULL
20.06.2025 17:02
Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës, që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative gjatë ditë së premte në kampin “Vrella” zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme.

Demonstrimi u mbikëqyr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit të Njësive Special,  Mentor Shabani dhe menaxhmenti i lartë i DINJSO, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, Hoxha iu drejtua rekrutëve me një fjalim, duke i përgëzuar për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij segmenti të trajnimit.

“Drejtori Hoxha, gjithashtu falënderoi instruktorët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në përcjelljen e njohurive dhe përvojave tek rekrutët, duke theksuar rolin e tyre kyç në ngritjen e kapaciteteve të Njësive Speciale”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se Trajnimi Bazik i rekrutëve të rinj për DNJSO është në vazhdim dhe do të përfshijë module të ndryshme taktike, fizike, psikologjike dhe operacionale, në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe misionin e njësive speciale brenda Policisë së Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.