Rekordet më të çuditshme në Guinness NULL NULL 07.08.2015 09:54 07.08.2015 09:54 Duket sikur çdo javë ka një lajm të ri për thyerjen e ndonjë rekordi të Gunness’-it, e që shpesh rastisin të jenë tejet të çuditshme. Ja disa nga rekordet më të çuditshme të librit Guinness, të cilat duken shumë të pakuptimta. Sytë më të çuditshëm Amerikanja Kim Goodman, e cila e theu rekordin me nxjerrjen e syve prej 1 centimetri jashtë kafkës së saj. Rekordi është thyer në nëntor të vitit 2007. Lëkura më elastike Britaniku Garry Turner i cili arriti që ta tërheqë lëkurën e tij për 15 cm, Los Angeles në tetor të vitit 1999. Njeriu më i tatuazhuar Që nga viti 2006, shtetasi i Zelandës së Re, Lucky Diamond Rich, e ka trupin 100% të mbuluar në tatoo. Mbajtja e veturës në kokë John Evans kishte arritur që të mbante në kokë një veturë prej 159 kg për 22 sekonda në Londër, në Maj të vitit 1999. Beteja me gjarpërinjtë Jacike Bibby, i njohur si Njeriu Gjarpër i Teksasit, ishte ulur në një vaskë me 87 gjarpërinj, dhe kishte qëndruar aty për 45 minuta në Dublin, Texas në vitin 2007. Më i shpejti në ngrënien e qepës Anglezi Brian Duffield, e kishte ngrënë një qepë të tërë për një minutë e 29 sekonda në Milano të Italisë në janar të vitit 2006. Më së shumti njerëz në nj veturë Smart 14 pjesëtare të tifozëve të Ascension Eagles kishin hyrë në një veturë Smart në Londër në shtator të vitit 2004. Transformimi më i mirë si kafshë Amerikani Dennis Avner, i njohur si njeriu mace, ka bërë 14 operacione kirurgjikale për ta transformuar fytyrën e tij, dhëmbët dhe veshët. Rekordi i tij është verifikuar në Madrid, në Spanjë në shkurt të vitit 2008. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.