Lajmet e fundit

Duket sikur çdo javë ka një lajm të ri për thyerjen e ndonjë rekordi të Gunness’-it, e që shpesh rastisin të jenë tejet të çuditshme.
Ja disa nga rekordet më të çuditshme të librit Guinness, të cilat duken shumë të pakuptimta.
Sytë më të çuditshëm
Njeriu më i tatuazhuar
Që nga viti 2006, shtetasi i Zelandës së Re, Lucky Diamond Rich, e ka trupin 100% të mbuluar në tatoo.
Mbajtja e veturës në kokë
John Evans kishte arritur që të mbante në kokë një veturë prej 159 kg për 22 sekonda në Londër, në Maj të vitit 1999.
Beteja me gjarpërinjtë
Jacike Bibby, i njohur si Njeriu Gjarpër i Teksasit, ishte ulur në një vaskë me 87 gjarpërinj, dhe kishte qëndruar aty për 45 minuta në Dublin, Texas në vitin 2007.
Më i shpejti në ngrënien e qepës
Anglezi Brian Duffield, e kishte ngrënë një qepë të tërë për një minutë e 29 sekonda në Milano të Italisë në janar të vitit 2006.
Më së shumti njerëz në nj veturë Smart
14 pjesëtare të tifozëve të Ascension Eagles kishin hyrë në një veturë Smart në Londër në shtator të vitit 2004.
Transformimi më i mirë si kafshë
Amerikani Dennis Avner, i njohur si njeriu mace, ka bërë 14 operacione kirurgjikale për ta transformuar fytyrën e tij, dhëmbët dhe veshët. Rekordi i tij është verifikuar në Madrid, në Spanjë në shkurt të vitit 2008.