20:13, 18 Gusht 2019

Si përgjigje ndaj aferës “Reket”, VMRO-DPMNE thotë se nuk përjashtohen asnjë mënyrë veprimi, përfshirë edhe protesta dhe bllokada. Partia nuk i kishte incizimet derisa nuk i publikoi gazeta italiane, tha Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë/

Janushev, afera “Reket” është ka marrë maksimal. Ajo shpërtheu më së shumti pasi incizimet u publikuan në botimin elektronik të gazetës italiane “La Verita”. A do të ndërmerrni, si “VMRO-DPMNE” hapa konkretë si për shembull të parashtroni kërkesë për votuar për besimin e Qeverisë në Parlament?

VMRO-DPMNE përgjatë gjithë periudhës së kaluar ka paralajmëruar, ka raportuar një sërë të skandaleve, aferave, rasteve kriminale, korruptive por, e shohim që Qeveria mbetet e verbër dhe e shurdhër ndaj kërkesave tona. Nga ana tjetër, e pamë se para më shumë se një muaj Katica Janeva dha dorëheqje, por ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj. E dini që gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në gusht, Kuvendi është në pushime.

A keni ide të tillë kur të kthehet?

Nuk përjashtohet asnjë ide. Asnjë mënyrë e veprimit nuk është e përjashtuar, normalisht brenda kornizës së sjelljes demokratike dhe parimeve dhe vlerave demokratike, por asnjë mënyrë veprimi, pasi të gjitha kemi parë në mënyrën se si abuzohet ose më mirë të themi si po përdoret PSP-ja, ndërsa de-fakto ne s’dyshojmë se ata kanë qenë në gjendje ta organizojnë dhe ta inskenojnë atë vetë, por ta bëjnë këtë pa përfshirjen e niveleve më të larta të pushtetit që ne në fakt pamë në disa nga materialet e incizuara.

Çka nënkuptoni kur thoni “nuk përjashtohet asnjë mënyrë e veprimit”?

Asnjë mënyrë veprimi, mendoj në demonstrata, protesta, marshime protestuese, ndoshta bllokim i rrugëve, bllokim i Parlamentit, bllokim i institucioneve, do të thotë praktikisht çdo mënyrë demokratike e veprimit për momentin nuk përjashtohet. Gjithsesi trupat dhe organet më të larta të partisë, këtu mendoj se para së gjithash në komitetin ekzekutiv dha ai qendror në periudhën në vijim do të ulen për të vendosur se cila është mënyra më e mirë për të vepruar për të hequr përfundimisht sa më shpejt që mund këtë qeveri kriminale që bën reket.

A keni kontakte me gazetarin e gazetës italiane Laris Gajser i cili i publikon incizimet e çështjes “Reket”?

Jo, s’kemi kontakte, por nuk e kuptoj përse është aq e rëndësishme kjo çështje që kohëve të fundit u ngri në publik, sepse në një farë mënyre ne po mundohemi të bëhemi të shurdhër dhe të verbër ndërkohë që edhe veshët edhe sytë i kemi mirë, sepse pamë, shohim dhe ka paralajmërime për publikime të incizimeve të reja. Shpresoj që do të kemi mundësi për të parë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Për momentin s’është me rëndësi kush me kë ka komunikuar, kush kujt i ka dhënë, prej ku janë incizimet etj, por do ta konfirmoj edhe një herë personalisht – jo, s’kemi asnjë kontakt.

A i keni pas incizimet, ju si parti, para se t’i botojë gazeta?

Jo, jo, jo. Pra, absolut nuk bëhet fjalë për atë. Mbase po aludoni për atë që pat ndodhur disa vjet më parë, por absolutisht jo.

A ka VMRO-DPMNE tani ndonjë pikë të përbashkëta me Besën, mbi të cilën do mund të formohej qeveri e ardhshme?

Gjithsesi kemi edhe atë jo vetëm me Besën, me të gjithë aktorët politikë të bllokut shqiptar, me ca më shumë, me ca më pak, por ajo që është e rëndësishme dhe në të cilën ne biem dakord në pjesën më të madhe është se sundimi i ligjit dhe fillimi i ndërtimit një sistem i ku do të sundojë ligji është një nga parimet, bazat nga të cilat duhet të fillohet. Por gjithashtu një nga prioritetet kryesore është ekonomia dhe financat, sepse ajo që ne kemi tani është një shtet i shkatërruar në atë fushë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona,Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet  shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij./portalb.mk/

Konkurs Pune

Lexo më shumë