Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Regjisorja Trëndelina Halili tregon për sfidat në emisionin “Ora e Pasdites” (VIDEO)

NULL NULL
04.03.2024 21:29
trendelina halili
Regjisorja Trëndelina Halili

Të premten e kësaj jave, më 8 mars, në gjithë boten shënohet Dita e Gruas.

Për shkak të kësaj dite, “Ora e Pasdites” në Klan Kosova gjatë gjithë javës do t’i dedikohet grave të suksesshme në sfera të ndryshme të jetës në Kosovë.

Në emisionin e sotëm, e ftuar ishte regjisorja Trëndelina Halili, e cila është një nga gjeneratat e reja të vajzave të cilat po triumfojnë në fushën e filmit.

Ajo tregoi për projektet e saj si dhe për rëndësinë e të qenit grua prapa kamerave.

“Unë forcën dhe vetëbesimin për me bo këtë punë e kam marr në Akademi. Kam pas raste që jam përballur me sfida të ndryshme edhe me i ftu aktorët me aktru pa pagesë gjithashtu dhe ekipin pa pagesë, ka qenë barrë shumë e madhe dhe kjo më ka bo më të fortë. Vonë ka fillu me pas autorë, regjisore gra në këtë industri, ka pas por ka pas shumë pak. Duhet me e gjet ekipën, njerëzit që mundesh me bashkëpunu dhe me gjet gjuhën si regjisore. Gjuha ime është jo e ashpër, nuk muj me i arrit qëllimet e mija në mënyrë të ashpër”, u shpreh Trëndelina.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme