Regjisorja 12 vjeçe NULL NULL 03.05.2015 18:45 03.05.2015 18:45 Shumë fëmijë kur janë 12 vjeç, vrapojnë pas lojës në momentin kur kryejnë detyrat e shtëpisë,por Zuriel Oduwole nuk është si gjithë fëmijët e tjerë. Oduwole ka lindur në Kaliforni, dhe po cilësohet si “Regjisorja më e re në botë”. Me vetëm 12 vjet ajo i ka punuar 4 dokumentarë, të cilat kanë për temë çështjen e afrikanëve. Gjithçka ka filluar 3 vite më parë, kur Oduwole vendosi që të konkurrojë në një garë për regji me filmin e saj për Revulucionin e Ganës. Por ishte dokumentari “A Promising Africa” që e ka bërë të njohur botërisht. Kjo sepse në këtë dokumentar ajo ka portretizuar profilet e 5 shteteve afrikane, duke filluar kështu me vendlindjen e babait të saj Nigerinë. Për të ardhur deri tek finalizimi i këtij projekti, Oduwole kishte intervistuar 14 kryetarë të shteteve Afrikane, duke përfshirë Presidentin e Tanzanisë, Liberisë, Sudanit Jugor, etj. Zuriel me Presidentin e Tanzanisë Zuriel me Presidenten e Liberisë Zuriel me Presidentin e Sudanit Jugor *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025