Regjisori nga Turqia animacion për sulmin terrorist në Zelandë të Re; “Ligji për njerëzimin do të fitojë. Duhet të fitojë” (VIDEO) NULL NULL 12.04.2019 15:47 12.04.2019 15:47 Një regjisor nga Turqia ka përgatitur një animacion lidhur me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA). Në animacionin e producentit dhe regjisorit Koray Demir të shpërndarë në platformat sociale, shfaqet arma me mbishkrime të urrejtjes të cilin terroristi e përdori në sulmin e 15 marsit në Christchurch të Zelandës së Re. Videoja është publikuar me mesazhin “Ligji për njerëzimin do të fitojë. Duhet të fitojë”. Animacioni, siç thuhet në video, është përgatitur “për kujtimin e pavdekshëm të viktimave në Christchurch dhe njerëzve të mirë të Zelandës së Re”. Kujtojmë se më 15 mars, 50 muslimanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr mbi besimtarët muslimanë gjatë namazit të xhumasë, përfshirë 4 fëmijë më të vegjël se 18 vjeç. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024