Regjisori i “The Simpson” prezantues në festivalin Anibar NULL NULL 08.08.2020 10:03 08.08.2020 10:03 Festivali Anibar është gati për edicionin e 11-të të tij dhe në këtë festival ka kënaqësinë të iu njoftoj se njëri nga prezantuesit e këtij festivali do të jetë edhe regjistori i The Simpsons, David Silverman. Në pamundësi që të jetë në Kosovë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Silverman do të na bashkohet në këtë edicion virtualisht. “Silverman është i njohur për regjinë e realizuar te serialeve të animuar The Simpsons, si dhe filmit The Simpsons. Ai ka qenë i përfshirë me serialin që në fillim, duke animuar Simpsons origjinalë te shkurtër te cilët u transmetuan në shfaqjen The Tracey Ullman. Silverman njihet kryesisht për krijimin e shumicës së “rregullave” për vizatimin e Simpsons”, njofton “Anibar” përcjell Klan Kosova. Ai ka një karrierë të gjerë regjisoriale në filma të animuar duke përfshirë filmin The Simpsons, Monster Inc, Ice Age, Robots, dhe Looney Tunes: Back in Action. Në këtë prezantim David Silverman do të ndajë përvojën e tij në drejtimin e një prej serive më të shquara në Historinë e Televizionit! Gjithashtu, ju ftoj të na ndiqni gjatë këtyre ditëve në rrjetet tona sociale që të njoftoheni më shumë rreth programit që kemi për edicionin e 11-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024