Regjisores Arzana Kraja sot i jepet lamtumira e fundit (VIDEO) NULL NULL 14.11.2019 08:58 14.11.2019 08:58 Regjisores Arzana Kraja e cila u u gjet pa shenja jete të mërkurën në lagjen “Kalabria”, do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. E ndjera që është edhe vajza e akademikut Mehmet Kraja, pas vetës ka lënë në krijimtari të bujshme artistike. Ajo ishte regjisore e filmave të metrazhit të shkurtër: ‘Shkurta” dhe atij të gjatë ‘Fusha e mëllenjave”, njofton Klan Kosova. Ky i fundit kishte hapur edhe zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest. 37 vjeçarja ishte edhe asistent producente e serialit të njohur kosovar “Kafeneja Jonë”. Arzana Kraja dyshohet se vdiq nga epilepsia (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë