Regard me ‘’Secrets’’, shqiptari i radhës i nominuar në BRIT Awards

Regard me ‘’Secrets’’, shqiptari i radhës i nominuar në BRIT Awards

NULL NULL
2 weeks më parë

DJ shqiptar me prejardhje nga Ferizaj, Regard është nominuar në një kategori mjaft të rëndësishme në ‘Brit Awards’.

Regard ka arritur që më këngën e tij ”Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE të nominohet në kategorinë ‘Këngës më të mirë britanike të vitit’, përcjell Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ku ka shkruar se nuk arrin ta besoj se ka arritur të nominohet në një nga kategoritë e eventit më të madh britanik

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Birtanike të vitit’ në këtë edicion të Brits. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi ai.