Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit të Nehat Thaçit

NULL NULL
14.10.2016 12:56

Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së nënkolonelit të Policisë së Kosovës Nehat Thaçi që t`i ndërpritet paraburgimi që i ishte caktuar në fund të muajit shtator nga Gjykata e Nishit.

“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake më 13 tetor janë refuzuar  propozimet e mbrojtësve të të pandehurit për përfundimin e paraburgimit “, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” zëdhënësja e gjykatës, Tanja Koljenshiq, transmeton Klan Kosova.

Kundër këtij vendimi nuk mund të apelohet, kështuqë Thaçi aktualisht mbetet në paraburgim.

Thaçi ka qenë në paraburgim që nga 28 shtatori, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish në paraburgim në vitin 2010.

Thaçi u transferua më pas në Beograd dhe më 10 tetor ai u paraqit në seancë dëgjimore në  Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd e cila ka filluar një hetim kundër tij për veprën penale të terrorizmit.

Sipas kësaj gjykate, Thaçi në korrik dhe dhjetor të vitit 1999, me disa persona të tjerë ka kërcënuar një person dhe familjen e tij në Lipjan, para se ata të zhvendosen nga Kosova.

Ai i ka mohuar akuzat në seancë, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.