Refugjatët afganë që kanë arritur në Shqipëri mund të aplikojnë edhe për nënshtetësi NULL NULL 27.08.2021 18:39 27.08.2021 18:39 121 afganë kanë arritur këtë të premte në Shqipëri. Ata janë vendosur në dy objekte hoteliere në qytetin e Durrësit. Ka qenë gazetarja e Klan News, Kjesiana Omeri që në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka thënë se shteti ka krijuar mundësinë që ata të aplikojnë për azil dhe po ashtu edhe për nënshtetësi. “Edhe pse destinacion është SHBA, Shqipëria nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata që duan të qëndrojnë mund të qëndrojnë këtu. Ata kanë të drejtë të aplikojnë për azil dhe të mund të lëvizin lirshëm dhe të mund të kërkojnë nënshtetësi shqiptare nëse duan të integrohen në shoqëri edhe pas përfundimit të afatit”, është shprehur Omeri. “Përveç kësaj Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme kanë themeluar një taskforcë e cila do të merret me akomodim, buxhetin dhe të gjithë organizimin rreth refugjatëve sa ata do të qëndrojnë në Shqipëri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 32 minuta më parë