Reforma Zgjedhore, mblidhet opozita e bashkuar NULL NULL 11.11.2019 18:14 11.11.2019 18:14 Pas pak minutash, opozita e bashkuar do të mblidhet ku do të diskutohet në lidhje me Reformën Zgjedhore, ndërsa në rend dite janë tri pika. Opozita kërkon që votimi në zgjedhjet e ardhshme të jetë elektronik. Në ndërkohë, opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore, shkruan Top Channel. Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme në rend dite do të jenë: 1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim. 2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile. 3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.