Reforma Zgjedhore, Kim: Mos këmbëngulni për gjëra të pazbatueshme NULL NULL 01.06.2020 10:52 01.06.2020 10:52 Mëngjesin e së hënës, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim reagoi për mungesën e një marrëveshjeje gjatë mbledhjes të së dielës të Këshillit Politik. “Të gjitha palët kanë treguar se po lëvizin dhe janë shumë pranë. U vendos një objektiv dhe u vendos një afat – 31 maji. Është koha të mos këmbëngulni për pozicionet e pazbatueshme dhe/ose të vendosni kushte të reja. Është koha të mbani fjalën që i keni dhënë popullit shqiptar. Koha për të arritur marrëveshje”, ka shkruar ambasadorja në Twitter. Edhe pse të dielën palët nuk gjetën dakordësi për një sërë çështjesh kanë lënë të hapur mundësinë për t’u takuar sërish./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 20 minuta më parë
Kosova Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më 25 minuta më parë